IDENTIFIKIMI

Kanuni i Lekë Dukagjinit (1410-1481)

Protokolli i GV i mbajtur më 08.04.2009
Shkruajtur nga : Florim Shabani   
Beitragsseiten
Protokolli i GV i mbajtur më 08.04.2009
Protokolli i GV i mbajtur më 12.10.2009
Alle Seiten
 Lloji i mbledhjes: Mbledhje gjenerale (GV)
 Pjesmarrës dhe numri:     
 Kryesia e plot & antarët e shoqatës; Gjithsesi 28 persona;
 Mungon: Askush
 Protokollist: Sadat Alimi
 Tema: Zgjedhja e kryesis së re për mandatin 2009/2010
 Vendi: AKI - Foyer für Studierende, Hirschengraben 86, 8001 Zürich
 Data: 08. Prill 2009
 Koha: prej: 18:50    deri: 20:45


Temat e mbledhjes shkurtimisht:
    
•    Çka ka punuar shoqata / kryesia e shoqatës deri tash; Programi më detajisht;
•    Kritika dhe sugjerime prej të tjerëve;
•    Takimi në Bern për formimin e Unionit të studentëve;
•    Zgjedhja e kryesis së re;

Mledhjen e hap kryetari i shoqatës Orhan Spahiu. Kjo është mbledhja gjenerale e fundit e ksaj kryesie për madatin 2008/2009.

1.    Prezantohen aktivitetet, të cilat janë realizuar deri më tash. Ato janë:
•    Krijimi i web-faqes së re për shoqatën dhe mirëmbajtja e saj;
•    Takimi me shoqatën ARSIMI (vizit nga ana e shoqatës Studenti ne GV-n e tyre);
•    Takimi me shoqatën Pro-Kosova dhe ndarja e idejave të ndryshme për bashkpunim (si p.sh. vënia e gurrit në Zürich);
•    Vizita e shoqatës studentore në Lausanne, ku janë marë hapat e parë për bashkpunim konkret, jo veç nëpërmjet postës elektronike si ka qen deri tash;
•    Takimi me mësuesen e gjuhës shqipe në Schaffhausen , zonjën Sadije Nuhiu dhe nxënësit e saj;
•    Vizita e bibliotekes shqiptare në Altstetten/ZH.
•    Ligjerata për arkeologjin dhe historin e popullit shqiptarë;
•    Krijimi i projektit DITURIA-Plus;
•    Ekipi i futbollit STUDENTI dhe pjesmarja në turnirin e Universitetit të Zürich-ut;
•    Mundësia për pagime të llojllojshme për shoqatën nëpërmjet ‘e-banking’ dhe krijimi i planeve për financimin e shoqatës;
•    Web-faqja e shoqatës studenti (URL-adresa) vëndoset në listen oficiale të shoqatave të ndryshme të Universitetit të Zürich-ut;
•     Pjesmarja e disa antarëve të kryesis në shpërblimin e çmimit “Agim Ramadani”;
•    Sofra shqiptare;
•    Mbrëmja në Rinora4;
•    Vizita në Bern për krijimin e union-it të studentëve shqiptar në Zvicër.
•    Takimi i shoqatës studenti me studentët e kantonit të St. Galles (konkretisht të Universitetit të SG, HSG-s), ku shoqata jon u ndihmon ktyre për krijimin e një shoqate të studentëve shqiptar ne kët universitet.
2.    Kryesia:
Secili antar i kryesis e mer fjalën të reflektoj shkurtimisht punën e tij në shoqat përgjat mandatit të kaluar dhe i cek disa pika më të rëndsishme:
-    Florim Shabani dhe Bekim Meta (Webmaster-at): Web faqja ka funksionuar shum mir dhe numri i vizitorve ritet vazhdimisht. Ka pas afer 200 e-mail-a me kërkesa të llojllojshme rreth shoqatës apo pyetje tjera rreth studimeve në Zvicër, etj.
Regjistrimi i antarëve të rij ësht shum strikt, d.m.th. pranohen vecëse studentë apo studente të kantonit të Zürich-ut (për shkak qe çdo kanton nuk Uni ne Zvicerr nuk ka shoqate behet tolerime edhe per studente tjer qe studiojn ne Zvicerr).
Ata tregojn se në web-faqe mundet secili antar ta vendoj edhe 1 foto në Account-in e vet.
Gjithsesi pritet ndihm nga antarët e shoqatës për me e mbajt faqen sa ma aktuale dhe atraktive, nuk luan roj se shkruan dikush në gjuhën gjermane apo në ndonjë dialekt të gjuhës shqipe, kryesore faqja rin e gjall, aktuale dhe informative.

-    Orhan Spahiu (kryetari): Numri i antarëve ësht ritur, momentalisht në web-faqe jan të regjistruar përafërsisht 93 antar. Poashtu në shoqat kemi edhe antar të cilët jan aktiv por nuk jan të lajmruar në web-faqe për shkaqe të ndryshme. Shoqata jon dergon afer 167 studentëve e-mail-a rregullisht ku d.m.th. shihet se numri i studentëve që infomohen nga ne ësht shum më i madh sesa numri i antarve të regjistruar.
Shoqata jon dhe Lapshi si shoqata shqiptare me aktive ne Zvicër për momentin.

-    Blerim Tahiraj (arkatari) per qështjen e financave: Antarsim kan paguar 25 persona. Ki numër ësht ritur në krahasim me numrin e vitit të kaluar, në të cilin 16 persona kan paguar antarsim.
Kur kjo kryesi fillon punen në shoqat (viti 2007), buxheti i shoqatës ka qen Fr. 4700.-. Tash kjo kryesi e mbaron mandatin dhe i len shoqatës një buxhet prej Fr. 6131.-. Kjo esht një shenj ku shihet se kryesia e ktij mandati e ka menaxhu buxhetin e shoqatës shum mir.
Shoqata dhuroj projektit për ndihmën e fmijve të varfur shqiptar Fr. 200.-, pas vizitës të Operë-s në St. Gallen, ku artist të Operës shqiptar e kishin organizuar kët solemnitet.
Shoqata burim numër 1 nga ana e financave e ka pasur festën e 28. Nëntorit.
Albita dhuroj vullnetarisht shoqatës ton Fr. 100.-. Faleminderit shum.
3.    Takimi në Bern për Union-in e studentave:
Orhani prezanton iden e takimit në Bern:
Ideja ësht krijimi i unionit të studentëve shqiptar në Zvicër.
Qëllimi i takimit ishte:
-    bisedime rreth qëllimeve dhe ides;
-    emir i union-it;
-    kritika, propozime dhe ideja te reja për union-in;
Grupi punues i union-it i ka shënuar krejt propozimet dhe ato do bisedohen në hapat që vojojn.
Shumica e antarve përputhen me venidimet të cilat u morën at dit në Bern dhe priten rezultate të mira. Secili ësht i mirseardhur të punoj dhe kontriboj për formimin dhe funkcinimin e union-it.

Propozime për union-in:

Dritoni: Me e ndar mandatin e kryesis së shoqatës nga ai i kryesis së unionit. Kjo ide të themelohet edhe në statutat e shoqatave të studentëve ne Zvicër.

Lulja: Të kemi përfaqsues të shoqatës edhe në union.
4.    Kritika, propozime të përgjithshme rreth shoqatës dhe kryesis:
Lulja dhe Njomza i faleminderohen kryesis për punën e bër gjat ktij madatit: “Keni qen puntor si team”.
Nexhmija: Kryesija nuk ka mar pjes e plot në shumicën e organizimeve gjë jan mbajt gjithkah në Zvicër, ku ka pas nevoj që sa më shum antar të kryesis ta përfaqësojn shoqatën ton. Në disa organizime ka munguar një numër i madh i kryesis.

Ardiani dhe Agroni përgjigjen: Ësht vshtir që gjithmon 5 antar të kryesis të jen prezent nëpër organizimet jasht shoqatës ton.

Liridoni: Antarët disa her jan informuar paksi von për aktivitetet dhe organizimet e shoqatës, kshtu qe mir do ishte, nëse antarët informohen sa më herët.

I faleminderohemi të gjith Jeton Morinës, i cili shum her i ka ndihmuar shoqatës ton, jo vec financiarisht por edhe me pun vullnetare.

Propozohet që grupet punuese të jen sa ma aktiv, të krijohen grupe punuese të reja simbas nevojës, që të arihet një nivel sa ma i mir i punës, ku jo vec kryesia por edhe antarët në përgjithsi kontribojn për shoqatën dhe jan aktiv në procesin e punës.
5.    Zgjedhja e kryesis së re:
Për kryetar/-e:
Pas disa propozimeve, dalin në votim për kryetar:
Liridon Ibrahimi dhe Jeton Memeti.
Jeton Memeti fiton me 20 vota, Liridon Ibrahimi mer 3 vota.

? Zgjet Jeton Memeti kryetar i shoqatës “Studenti” për mandatin 2009/2010.
Për nënkryetar/-e:
Pas disa propozimeve dalin në votim për nënkryetar/-e:
Xhemail Morina dhe Samire Bajrami:
Samire Bajrami fiton me 21 vota, Xhemail Morina mer 2 vota.

? Zgjidhet Samire Bajrami nënkryetare e shoqatës Studenti” për mandatin 2009/2010.
Për arkatar/-e:
? Zgjidhet Mexhid Jusufi arkatar i shoqatës “Studenti” për mandatin 2009/2010.
Protokollues-/e:
? Zgjidhet Xhemail Morina protokollues i shoqatës “Studenti” për mandatin 2009/2010.
Për komunikim dhe informacion:
? Zgjidhet Liridon Ibrahimi për postin e komunikimit dhe informacionit të shoqatës “Studenti” për mandatin 2009/2010.
Për webmaster:
? Webmaster-a ngelen Bekim Meta dhe Florim Shabani, për madatin 2009/2010.
? Për ndihmën e webmaster-ave dhe ndihmë në përmbajten e webfaqes zgjidhet Sadat Alimi, për mandatin 2009/2010.
6.    Aktivitetet që vijojn:
Kryesia e ka vendosur mbajtjen e “Sofrës“ me daten 25.04.2009. Ajo i ofron ndihmë kryesis së re me organizimin e sofrës, por gjithashtu edhe me organizimet tjera që do të vijojn.

Mbledhjen e mbyll Orhani me faleminderimin e antarve për pjesmarjen e tyre dhe bashkpunimin në shoqatën.


 

Add comment

:


Security code
Refresh