IDENTIFIKIMI

Kanuni i Lekë Dukagjinit (1410-1481)

§. 20. Tagri, perlimi e detyra e të zot’t të shpis. Mbas Kanunit, sundimi i shpis i perket ma të vjetrit nen kulm të shpis a se vllaut të parë- po s’paten ato veti , qi duhen per me krye ket zyre si e lyp detyra, atbotë zgidhet kuvendisht prej shpjakve njaj, qi të jet ma i meqem, i urtë e ma kujdestar.
Biblioteka PBZ Hardau PDF Drucken E-Mail
Shkruajtur nga : Jeton Memeti   
Donnerstag, 11. März 2010 17:03

Hapet biblioteka e re interkulturore PBZ Hardau me libra dhe media në gjuhën shqipe.

 

 

 

Biblioteka më e re, biblioteka e 16-të e PBZ-bibliotekave në qytetin e Zyrihut është PBZ Hardau. Si një bibliotekë publike dhe moderne, me një ofertë të artikujve më aktualë, është në pulsin e kohës dhe bartë shkollimin (formimin), kulturën dhe informacionin si dhe është e hapur për gjithë popullatën e Zyrihut.

 

Oferta

  • Romane dhe libra shkencorë për fëmijë, të rinj dhe të rritur
  • Gazeta dhe revista
  • CD për fëmijë
  • DVD
  • CD të muzikës
  • Kurse të gjuhëve dhe mjete (media) të mësimit ... në gjuhën gjermane, shqipe, boshnjake, angleze, franceze, kroate, portugeze, serbe, spanjolle, tamile dhe turke
  • Vende të këndshme leximi dhe pune
  • Kërkime në internet
  • Organizime me tema kulturore

 

Orari i punës

E martë deri të premten nga ora 14.00 deri në orën 19.0
E shtunë nga ora 10.00 deri në orën 16.00

 

Antarësimi

Biblioteka Pestalozzi në Zyrih është e hapur për përdorim për të gjithë të interesuarit

Kushtet e huazimit janë si më poshtë:

  • Kartela e madhe vjetore

Kundrejt një takse vjetore prej 45.– franga mund të merren hua përnjëherësh 25 artikuj.

  • Kartela e vogël vjetore

Kundrejt një takse vjetore prej 30.– franga mund të merren hua përnjëherësh 2 artikuj.

  • Kartela mujore

Kundrejt një takse mujore prej 10.– franga mund të merren hua përnjëherësh 5 artikuj.

  • Për fëmijët dhe të rinjtë nën 16 vjet huazimi është falas.

 

Huazimi

Kohëzgjatja e huazimit të mediave është katër javë, për DVD një javë
Janë të mundura zgjatja e afateve të huazimit dhe rezervimeve.

 

 

Adresa

Pestalozzi-Bibliothek Zürich PB
Bibliothek Hardau (në shkollën e klasave të larta në Albisriederplatz)
Norastrasse 20
8004 Zürich
Tel 043 311 28 40        
Mail: Diese E-Mail-Adresse ist gegen Spambots geschützt! Sie müssen JavaScript aktivieren, damit Sie sie sehen können.

www.pbz.ch

 

 

Aktualisiert ( Donnerstag, 11. März 2010 18:32 )
 

Add comment

:


Security code
Refresh