Reth shoqatës "Studenti"
Shoqata e Studente/ëve Shqiptarë në Cyrih, "Studenti", është një shoqatë e krijuar jo për qëllime të përfitimit material. "Studenti" është bashkim vullnetar i studente/ëve që gjuhë të nënës e kanë shqipen. Këtu janë të bashkuar individë me prejardhje gati nga të gjitha trojet e banuara me shqiptarë në Ballkan: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Camëria.
Duke patur parasysh karakterin e veçantë të profesionit ‚Student', ndër qëllimet kryesore është takimi i rregullt i të gjithë studente/ëve me prejardhje shqiptare që studiojnë në ndonjërën nga shkollat e larta dhe në Universitetin e Kantonit të Cyrihut.
Kultivimi i marrëdhënieve të mira me shoqatat e tjera simotra, por edhe me shoqatat e mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër, sikurse edhe zotimi i shoqatës për të përkrahur studente/ët e reja/ rinj shqiptare/ë që mësyjnë ndonjërin nga institucionet shkollimit të lartë të Cyrihut si vend për të studiuar.
Mirëpo "Studenti" është i hapur edhe për individë të vullnetit të mirë që shprehin dëshirën për të qenë anëtarë të "Studentit" dhe për të ndihmuar atë.
Mbi të gjitha, "Studenti" është arenë e diskutimeve të lira. Në këtë drejtim "Studenti" paraqet pajtimin parimor të të gjithë anëtarëve se secili si individ ka të drejtë të mos pajtohet me shumicën dhe individët. Prandaj "Studenti" është uniform vetëm sa i përket parimit se konformiteti i rrejshëm është i dëmshëm dhe i rrezikshëm. Kjo kushtëzon një laramani të anëtarëve të shoqatës që shtrihet prej njërit deri në tjetrin skaj të kontinuumit intelektual: prej pajtimit të plotë kundër njëmendësisë deri në pajtimin e plotë për pranimin e të ndryshmes.