§. 42. Tagri i djalit per me lshue vajzen e zanun.
Njatë herë kur t’i teket djalit, asht i lirë me lshue vajzen e xanun, porse sheji e gjithsa pare të ket la per vajzë i hupin- arsyeja asht: “kush e lshon vajzen nder unazë, kanuja a ban gjobë hem shejin hem paret sa të ket la per te.” Para se ta lshojë vajzen djali, do të bajë me dije shkuesin e ky me dy shokë të katundit të djalit do të shkojë te prindja e vajzës, e nder sy të dy shokve të katundit të vajzës, u kallxon, se djali, qi e pat xanë vajzen e tyne, a’tue hjekë dorë, e janë lirë me ë martue njeti.
Mbi shoqaten
Aktivitetet e shoqates
( 3 Artikujt )
Të gjitha aktivitetet që i ka ndrërmar shoqata sidhe aktivitetet qe do të ndërmiren ne të ardhmen
Gjenerale
( 6 Artikujt )
Informacione të përgjithshme